Eja vecmas

Eja vecmas

“EJA VECMAS”

Kjo do te jete tema qendrore e mesimeve, studimeve dhe predikimeve nga Bibla kete vit (2020) ne Kishen Ungjillore te Nazaretasit, Gorre.

Thirrja dhe ftesa prej Zotit per secilin prej nesh, eshte te deshirojme te qendrojme ne prezencen e Tij, dhe te lejojme Ate te na transformoje nga brenda-jashte. Gjithashtu kjo thirrje, na inkurajon te behemi gati per planin qe Zoti ka per secilin si individe dhe per ne si komunitet.

 

Veçmas

Pertej pasurive të njerëzve të përkohshëm

Marrshoje shpirtin tim, drejt thesarit të përjetshëm.

Ktheji psherëtimat e mia në këngë gëzimi

Dhe barrat e mia në shtigje udhëtimi.

Më merr veçmas, ndaloma “Bathshebën”, “Delilën”

M’jep formën tënde, si pocari argjilën

Përtej velit të grisur zgjeroje shikimin tim

Si kerubinëve që t’shohin lavdinë.

Hapi sytë e mi për gjerat qiellore

zhbllokoji veshët e mi, për remën hyjnore.

Bëma mendjen të etur për shenjtëri

Dhe zemrën… të rrah më fort… me dashuri.

Si kam jetuar gjithë këto vite

I rrethuar nga dashuria jote,

duke ndjekur kalbësirat e kësaj bote?

Ti gjithmonë ke qenë me mua aty.

Por unë sot zgjedh të rri veçmas me Ty.

..

Marku 4:34 “… ndërsa dishepujve të tij, veçmas, u shpjegonte çdo gjë.”

 

Comments are closed.